
UBT ka hapur Konferencën Ndërkombëtare Ndërkombëtare “IFAC International Conference on Technology, Culture and International Stability – TECIS 2022”, raporton Gazeta10.
Kjo konferencë po mbahet në Kosovë për herë të parë me nikoqire UBT-në.
Rektori i këtij universiteti, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka mirëpritur profesorët dhe studiuesit nga vendi dhe jashtë tij dhe i ka falënderuar ata për prezencën e tyre.
Në këtë konferencë do të prezantohen disa tema që lidhen me aktualitetin dhe të ardhmen.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, është bërë hapja solemne e Konferencës Ndërkombëtare “IFAC International Conference on Technology, Culture and International Stability – TECIS 2022”, e cila këtë vit përmes UBT-së si nikoqire për herë të parë po organizohet në Kosovë.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi mirëpriti në UBT profesorë dhe studiues vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët i falënderoi për pjesëmarrjen, duke potencuar rëndësinë e organizimit të konferencave të tilla me karakter shkencor, inovativ dhe teknologjik.
“Në këtë konferencë do të prezantohen temat të cilat, si në të sotmen, ashtu edhe në të ardhmen janë shumë të rëndësishme në përmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm, në stabilitetin shoqëror, rritjen e vendeve të reja të punës, si dhe në zhvillimin e inovacionit. Kjo konferencë do të ngërthejë në vete teknologjinë, kulturën dhe stabilitetin ndërkombëtar, prandaj si e tillë tregon rëndësinë e madhe të organizimit të saj kur ka bazë dhe përbërje shoqërore”, u shpreh rektori Hajrizi”, thuhet në llogarinë e tyre në Facebook. / Gazeta10