Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti pasi Kosova u rendit e dyta në botë për përmirësim të sundimit të ligjit: Reformat po funksionojnë

Gazeta10
26 October 2022 - 22:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar pozicionimin e Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit dhe si vendi i dytë në botë për përmirësim në këtë fushë, transmeton Gazeta10.

I pari i qeverisë tha se rangimi i Kosovës si vendi i parë në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit nga indeksi vjetor i “World Justice Project”, konfirmon se reformat e qeverisë së tij po funksionojnë mirë dhe me shpejtësi.

“Ajo gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e 2-të në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar”, ka shkruar Kurti.

Sipas “World Justice Project”,  pesë shtetet që kanë bërë përmirësimin më të mirë në sundimin e ligjit janë Hondurasi, Kosova, shteti nga Afrika Qendrore – Belize, Moldavia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.