
Ish Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është ftuar nga Këshilli Atlantik, raporton Gazeta10.
Ai do të bisedojë me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Hoti ka thënë se jemi të bekuar që kemi miq të tillë.
Këtu keni statusin e plotë:
“E falënderoj Këshillin Atlantik në Washington DC për ftesën për të bashkëbiseduar me Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, një politikan me eksperiencë që ka shërbyer gjatë për vendin e tij dhe është mbështetur nga SHBA-ja, për kontributin e tij për paqe, fqinjësi të mirë dhe stabilitet në Lindjen e Mesme.
Jemi të bekuar që kemi miq të tillë! ”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10