Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Opozita nën kritika, Pranvera Ejupi Hajzeraj: Mungon iniciativa, gjithçka në pritje të veprimeve të Kurtit

Gazeta10
01 April 2026 - 20:51

Komentatorja politike Pranvera Ejupi Hajzeraj, në Politiko  ka shprehur shqetësimin e saj për mungesën e veprimeve konkrete nga opozita, duke e cilësuar situatën aktuale si të vakët dhe pa iniciativa të qarta politike.

Sipas saj, opozita aktualisht po tregohet e heshtur dhe më shumë po i bashkëngjitet protestave dhe aktiviteteve të ndryshme të organizuara nga të tjerët, siç ishte ajo e fundit nga OVL-UÇK, sesa që po ndërmarrin hapa të pavarur për të shtyrë përpara agjendën politike.

“Për momentin nuk po shihet diçka më konkrete nga opozita. Përpos vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka dalë me sqarime lidhur me kohën se kur mund të shkohet në zgjedhje, ka shumë pak lëvizje në skenën politike,” tha Ejupi Hajzeraj në Politiko.

Ejupi Hajzeraj vlerëson se dinamika politike në vend aktualisht po varet kryesisht nga veprimet e kryeministrit, duke nënvizuar mungesën e një vullneti të fortë opozitar për të ndikuar në zhvillimet politike.

“Krejt po varet nga ajo se çfarë veprimesh do të ndërmarrë Kurti. Nuk po shihet një vullnet i madh nga ana e opozitës për të marrë iniciativë,” u shpreh ajo./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/ktpHWhxLMAo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.