Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Gropa që as në Afrikë nuk kam parë”, qytetari denoncon gjendjen e rrugës “Ndue Përlleshi” në Prishtinë

Gazeta10
06 April 2026 - 8:15

Një qytetar ka denoncuar në emisionin “Adresa e Ankesave” gjendjen e rënduar të  rrugës “Ndue Përlleshi” në kryeqytet.

Sipas tij, rruga është e paasfaltuar, e mbushur me baltë dhe gropa të mëdha, duke e bërë pothuajse të pakalueshme. Ai thekson se pavarësisht se për këtë problem është folur vazhdimisht, nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga komuna.

Qytetari e përshkruan gjendjen si katastrofale, duke theksuar se gropa të tilla nuk i ka parë as në Afrikë, pasi sipas tij ka pasur rast të qëndrojë atje.

“Është një pjesë e katrahurës që komuna nuk ka ardhur kurrë as me e pa. Lidhet me rrugën Ndue Perlleshi dhe del te rruga C. Është gjysmë me gurë dhe krejt me lloç. Është tmerr, ka gropa që as në Afrikë nuk kam parë, edhe vetë kam qenë atje. Nuk besoj që ka diku rrugë si kjo”, është shprehur ai.

Ankesat e juaja mund ti parashtroni live në linkun e mëposhtëm:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.