
Në emisionin e ri “Pika e Ditës” në Kanal 10, Ikballe Huduti ka folur mbi astrologjinë dhe ndikimin e saj nga perspektiva islame.
Ajo theksoi se praktika e horoskopit bie ndesh me fenë islame.
“Astrologjia me fenë Islame bie ndesh sepse mundohemi të bëhemi rival të Zotit, pasi vetëm Zoti thotë ‘Unë e di çfarë do të ndodhë më tutje’. Prandaj, njeriu përmes interpretimit të horoskopit mund të shqetësojë një person ose mund t’i marrë kohën,” tha ajo.