
Ish-deputeti i LDK-së, Blerim Grainca në Politiko komentoi situatën politike në Kosovë, duke theksuar se mosrealizimi i pushtetit të plotë nga partia që ka shumicën në parlament po çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Në një shoqëri normale, partia që ka 51% të votave, qeverinë dhe shumicën në parlament, do të duhej të shfrytëzonte të gjitha mekanizmat për të realizuar synimet e veta, programin e vet, projektet e mëdha dhe investimet që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Kur kjo nuk ndodh, atëherë po provohet që vendi të çojë drejt zgjedhjeve përmes mekanizmave të ndryshëm,” tha Grainca në Politiko.
Ai shtoi se gjetja e një zgjidhjeje përmes dialogut do të ishte më e dobishme për vendin, por aktualisht politika po shkon drejt përballjes elektorale./Gazeta 10
Deklarata e plotë: