Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘U përpoqa ta realizoj emision’ – Kushtrim Sadiku: Nuk është e vërtetë, m’u vështirësua komunikimi nga problemet shëndetësore

Gazeta10
14 Prill 2026 - 13:33

Kushtrim Sadiku ka kërkuar falje publike për situatën e krijuar gjatë debatit të së enjtes, duke e cilësuar reagimin e tij si një vlerësim jo të duhur. Ai sqaroi se gjendja shëndetësore, përfshirë problemet me lukthin dhe trajtimet dentare, i kanë vështirësuar komunikimin dhe ndikuar në performancën e tij.

Sadiku theksoi se spekulimet në rrjetet sociale nuk janë të vërteta dhe nënvizoi përkushtimin e tij profesional, duke rikujtuar se për 17 vite nuk ka munguar në asnjë emision, pavarësisht sfidave personale.

Ai shprehu respekt të veçantë për Kosharen, duke theksuar se ka realizuar dhjetëra emisione për këtë temë dhe mbetet krenar për kontributin e tij. Ndërkohë, kritikoi ashpër linçimin dhe sulmet në rrjete sociale, të cilat, sipas tij, vijnë nga grupe me motive të ndryshme.

Në fund, Sadiku premtoi se do të vazhdojë të japë maksimumin në rolin e tij si autor dhe moderator, duke vlerësuar njëkohësisht kritikën dhe mbështetjen e publikut./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.