Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Nuk ka bazë!” – Deda: Pa parime, s’ka zgjedhje presidenti

Gazeta10
14 Prill 2026 - 21:00

Komentatori politik Ilir Deda, në emisionin Politiko, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke kritikuar atë që e cilëson si përpjekje për zhvendosje të debatit nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas Dedës, diskutimi aktual po fokusohet në emra të partive apo kandidatëve, ndërkohë që, siç thekson ai, thelbi i procesit duhet të jetë ndërtimi i parimeve mbi të cilat do të zgjidhet presidenti.

“Ka një lloj tentimi për zhvendosje të debatit prej VV-së. Po përmenden emra të partive të tjera, por emri është fundi, nuk është fillimi i identifikimit. Së pari duhet të dihet mbi çfarë parimesh po zgjidhet ai president dhe storja e këtij presidenti,” tha Deda në Politiko.

Ai shtoi se mungesa e një baze të qartë parimore dhe politike e bën të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

“Pasi që kjo nuk ekziston dhe nuk do të bëhet, unë nuk besoj se do të arrijmë deri aty, sepse nuk është krijuar klima e duhur,” u shpreh ai.

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/JwEAGFVmcCA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.