Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rama reagon pasi hakerat i publikuan shpenzimet e udhëtimeve me vlerë prej 19 milionë eurove

Gazeta10
27 Tetor 2022 - 22:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pasi hakerat publikuan të dhënat e fluturimeve të tij.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Rama i është përgjigjur Sali Berishës, i cili e kritikoi se kreu i qeverisë ka shpenzuar 19 milionë euro për 127 udhëtime me chartera.

Rama në postimin e tij, tha se se avioni që ai përdorë nuk është charter komercial, por një avion shpenzimet e të cilit janë “brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë.”

“Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre! Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.