
Komentatori politik Xhavit Drenori, në Politiko po qëndron përballë deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ku deklaroi se debati politik në vend duhet të niset nga rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025, duke theksuar se ai rezultat përcakton legjitimitetin për udhëheqjen e institucioneve.
Sipas tij, partitë politike, përfshirë PDK-në dhe subjektet e tjera opozitare, duhet ta pranojnë këtë realitet politik si pikënisje për çdo diskutim të mëtejshëm institucional.
Drenori u shpreh se është normale që subjektet politike të humbin besimin mes vete dhe ta shprehin këtë publikisht, duke e konsideruar këtë pjesë të konkurrencës politike dhe përfitimeve elektorale.
Megjithatë, ai vlerëson se nëse një parti nuk ka besim tek fituesi i zgjedhjeve, atëherë zgjidhja më e drejtë do të ishte shkuarja në zgjedhje të reja, në vend të negociatave politike që, sipas tij, nuk prodhojnë stabilitet.
Ai shtoi se dallimet e mendimeve brenda dhe mes partive janë të natyrshme në një sistem demokratik, por theksoi nevojën që ato të orientohen nga respektimi i rezultatit zgjedhor dhe funksionimi institucional.
Deklarata e plotë: