
Ylli botëror i muzikës, DJ David Guetta, i ka dhënë fund historisë së tij shtatëvjeçare të dashurisë me modelen dhe aktoren e njohur, Jessica Ledon, transmeton Gazeta10.
54-vjeçari dhe partnerja e tij kanë vendosur të ndahen pasi ishin shumë të zënë për shkak të angazhimeve dhe udhëtimeve të vazhdueshme. Stili i tyre i jetesës nuk përputhej më.
Burimet kanë thënë për mediat e huaja se Guetta, i cili e kaloi verën në Ibiza, vazhdimisht i bënte presion të dashurës që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“David u largua nga Jess dhe mënyra e tyre e jetesës thjesht nuk ishte më e njëjta. Ata kanë kaq shumë vite së bashku sa të gjithë rreth tyre mendonin se ishin krijuar për njëri-tjetrin, por nuk doli kështu”, ka thënë një burim.
Megjithatë, duket se ka shpresa që çifti një ditë t’i japë një tjetër shans dashurisë së tyre.

/Gazeta10.