Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Enver Dugolli: Lëvizja Vetëvendosje nuk ka insistuar që posti i presidentit t’i takojë asaj

Gazeta10
16 Prill 2026 - 20:59

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në Politiko tha se subjekti i tij politik nuk ka insistuar që posti i presidentit t’i takojë domosdoshmërisht kësaj partie.

Sipas Dugollit, që nga fillimi i procesit, Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë qenë të angazhuar për të gjetur një zgjidhje konsensuale, përmes takimeve të njëpasnjëshme dhe komunikimeve të vazhdueshme me partitë opozitare.

Ai theksoi se qëllimi kryesor ka qenë arritja e një marrëveshjeje të përbashkët për një figurë të pranueshme për të gjitha palët, dhe jo imponimi i një kandidati partiak.

“Ne kemi qenë të interesuar vazhdimisht për një zgjidhje konsensuale. Nuk kemi dalë me asnjë emër deri një ditë para skadimit të afatit,” tha Dugolli në Politiko.

Ai shtoi se vetëm më 4 mars, një ditë para afatit përfundimtar, Vetëvendosje ka propozuar emrat e Glauk Konjufcës dhe Fatmire Kollçakut si kandidatë për postin e presidentit.

Deklaratae plotë: https://youtu.be/VPyzEouujW8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.