Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Enver Dugolli i përgjigjet Mërgim Lushtakut: Pretendimet për “president të kontrolluar” janë qesharake, Kurti nuk e do një president të tillë

Gazeta10
16 Prill 2026 - 21:43

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në Politiko ka reaguar ndaj deklaratës së Mërgim Lushtakut, duke e cilësuar atë si “qesharake”.

Lushtaku, mbrëmë në Politiko tha se Albin Kurti dëshiron me zgjedh president një person të afërt që ai dëshiron që pyetet edhe kur me hy në tualet dhe kur me dal prej saj.

Dugolli tha se nuk qëndron pretendimi se Albin Kurti apo Vetëvendosje synojnë të kenë një president të kontrolluar, duke theksuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe nuk është synuar në asnjë moment.

Sipas tij, roli dhe kompetencat e presidentit janë të përcaktuara qartë nga Kushtetuta e Kosovës, dhe nuk varen nga vullneti i një individi apo partie politike.

“Është një deklaratë qesharake, sepse nuk bëhet fjalë që Kurti apo Vetëvendosje po tentojnë të kenë një president të tillë. Kushtetuta është ajo që e përcakton rolin e presidentit,” deklaroi Dugolli.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/VhhoxlR-tjc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.