
Avokati Taulant Hodaj, në Politiko kritikoi mënyrën e komunikimit publik të institucioneve shtetërore, duke thënë se në disa raste deklarimet e fundit nuk janë dhënë në momentin dhe formën e duhur as nga kryeministri dhe as nga zyrtarët qeveritarë.
Hodaj theksoi se edhe ambasadori i Luksemburgut ka pasur të drejtë në vërejtjet ndaj gazetarëve të cilët kanë bërë pyetje jo të duhura në momente të tilla ndaj kryeministrit Kurti, por që Qeveria duhet që të thërret më shpesh për konfernca publike për mediat dhe qytetarët pasi që interesi publik është i madh.
Ai u shpreh se në mungesë të konferencave publike nga Qeveria dhe kryeministri në këtët rast, gazetarët kanë të drejtë dhe madje janë të detyruar të kërkojnë përgjigje dhe informacione në mënyra të tjera.
“Sepse në mungesë të konferencave publike të Qeverisë, të kryeministrit në institucionin e Qeverisë, gazetarët kanë të drejtë, janë të detyruar”, tha Hodaj në Politiko.
Sipas Hodajt, institucionet qeveritare kanë mundësi të komunikojnë më rregullisht me publikun përmes konferencave në objektin e Qeverisë, të cilat duhet të jenë si të rregullta ashtu edhe të jashtëzakonshme, sidomos në situata me interes të madh publik.
“Në anën tjetër, gjithë ato mesazhe kryeministri ka mundësi me i dhënë prej objektit të Qeverisë, me thirr konferenca, por edhe me i bë të rregullta e të jashtëzakonshme sepse ka interes të madh publik, sepse jemi në një situatë të pazakontë”, tha tutje Hodaj.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/IcKkkuekNTI