
Avokati Taulant Hodaj, në Politiko komentoi zhvillimet politike në vend, duke thënë se kryeministri Albin Kurti ka pasur performancë relativisht të mirë në vitet e fundit, por sipas tij kjo nuk garanton vazhdimësi të njëjtë në të ardhmen.
Hodaj tha se, pavarësisht rezultateve të deritanishme, “nuk do të thotë se gjithmonë ‘kungulli ecën mbi ujë’”, duke theksuar nevojën për më shumë kujdes dhe proaktivitet në qeverisje.
Ai shtoi se kryeministri është dashur të jetë më proaktiv në disa situata politike dhe institucionale, duke theksuar se shumica aktuale prej 80 votash në Kuvend kërkon domosdoshmërisht edhe bashkëpunim apo pëlqim të opozitës për çështje të caktuara.
“Kurtit i ka ecë koxha mirë këto vitet e fundit, përkundër që u vërejtë, por nuk do të thotë se ecën gjithmonë kungulli mbi ujë. Është dashur me qenë më shumë proaktiv. E kuptoj që 80 vota, duhet pëlqimi i opozitës, opozita e ka atë detyrë me prit zgjedhje kurdo”, tha Hodaj në Politiko.
Sipas tij, opozita në këtë kontekst ka rolin e vet institucional dhe politik, përfshirë edhe pritjen e zgjedhjeve si pjesë e procesit demokratik, por kjo nuk duhet të nënkuptojë mungesë dinamike në vendimmarrje apo në komunikimin politik.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/IcKkkuekNTI