
Komentatori politik Krenar Shala në Adresa tha se kryeministri Albin Kurti nuk mund të akuzohet për bllokim të shtetit, duke theksuar se ai ka ofruar zgjidhje dhe alternativa në procesin e zgjedhjes së presidentit
Sipas Shalës, Kurti mund të kritikohet për mungesë taktike në disa raste dhe për vendime që kanë qenë të diskutueshme, përfshirë edhe mospropozimin e Vjosa Osmanit në një periudhë të caktuar.
“Ka mundur të veprojë më mirë në aspektin e taktikës politike, por nuk mund të thuhet se e ka bllokuar shtetin, pasi ka ofruar alternativa,” ka thënë Shala.
Ai shtoi se mbetet e paqartë nëse opozitës nuk i kanë pëlqyer alternativat e propozuara apo rezultati i zgjedhjeve, duke lënë hapësirë të kuptohen të dyja si pozitive, që nuk i kanë pëqyer as alternativat dhe as rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/jJVqk4p6990