
Avokati Taulant Hodaj ka deklaruar se në listat zgjedhore nuk ka pasur befasi të mëdha, pasi sipas tij partitë politike kanë pasur shumë pak kohë për ndryshime të thella.
Në emisionin Politiko në Kanal10, Hodaj tha se megjithatë në disa parti janë vërejtur freski dhe prurje të reja.
“Nuk është pritur ndonjë befasi sepse ka qenë kohë shumë e shkurtër. Ka disa freski të reja, që është shumë mirë. Diku rreth 20 për qind partitë kanë bërë freskim, por mega-transfere nuk ka ndodhur te asnjë parti”, u shpreh Hodaj.
Ai theksoi se partitë kanë zgjedhur më shumë të ruajnë strukturat ekzistuese sesa të bëjnë ndryshime të mëdha në përbërje.