Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fitore Pacolli për Lushtakun: Nuk mundemi me u thirrë me atë se ky paska qenë gjeneral, paska luftuar dhe hajde po justifikojmë dhunën

Gazeta10
14 May 2026 - 21:15

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në Politiko reagoi ndaj arsyetimeve që po i bëhen incidentit ku është përfshirë Sami Lushtaku, duke thënë se dhuna fizike nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë.

Pacolli deklaroi se sulmet dhe komentet në rrjetet sociale janë të shpeshta për figurat publike, por sipas saj, kjo nuk i jep askujt të drejtën të përdorë dhunë fizike.

“Ne marrim sulme të njëpasnjëshme edhe në rrjete sociale, por kjo ka kaluar çdo kufi. Nuk mundemi me u thirrë me atë se ky paska qenë gjeneral, paska luftuar dhe hajde po shkojmë drejt një justifikimi që e ka përdorur ai”, u shpreh Pacolli.

Ajo shtoi se tentimet për ta arsyetuar një sjellje të tillë krijojnë precedent të rrezikshëm dhe legjitimojnë dhunën në diskursin publik.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/-uMBSs7vmjY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.