Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi i ashpër me VV-në: Duhet të shkojë në opozitë, ka bërë vetëm propagandë

Gazeta10
20 May 2026 - 21:21

Halil Matoshi, në emisionin Politiko, ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke thënë se shumica parlamentare duhet të kalojë në opozitë.

Matoshi deklaroi se beson në demokraci dhe rotacion politik, ndërsa shtoi se qytetarëve duhet t’u thuhet hapur gjendja reale.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë parlamentare është keq. Duhet me shku në opozitë”, deklaroi ai.

Sipas Matoshit, qeveria ka bërë më shumë propagandë sesa punë konkrete gjatë mandatit të saj.

“Aq pak ka punu dhe aq shumë propagandë ka qenë”, tha ai.

Ai kritikoi edhe kryeministrin, duke thënë se nuk ka arritur të prezantojë projekte konkrete shtetërore, ndërsa përmendi edhe mënyrën e menaxhimit të buxhetit dhe raportin me sektorin privat.

Matoshi tha se buxheti i shtetit mbushet nga taksat e qytetarëve dhe bizneseve, andaj sipas tij duhet të ketë më shumë fokus në zhvillim ekonomik dhe mbështetje reale për qytetarët.

Ai përmendi edhe ndarjen e mjeteve financiare për kategori të ndryshme sociale, duke thënë se qeveria duhet të ketë politika më të qëndrueshme zhvillimore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.