Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Basri Muja: Mosftesa e Hotit në takim nuk kishte kuptim, ai është ndër figurat më të rëndësishme të LDK-së

Gazeta10
20 May 2026 - 21:37

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Politiko komentoi situatën brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se partia ndodhet në një moment të vështirë politik dhe se çdo figurë me peshë brenda saj është e nevojshme.

Sipas Mujës, mosftesa e Avdullah Hoti në një takim të rëndësishëm nuk ka pasur kuptim politik, duke pasur parasysh rolin dhe kontributin e tij ndër vite në LDK.

“Politika është edhe simbolike, edhe ka teatër aty. LDK vërtet është në situatë të keqe dhe secili është i nevojshëm. Hoti është një prej anëtarëve më të rëndësishëm në LDK, më përmbajtësor, ka qenë edhe kryeministër, zëvendëskryeministër dhe ka pasur pozita të jashtëzakonshme. Nuk ka pasur kuptim ai mos me u ftu, ishte dashur edhe me kryesu këtë, ai ka qenë edhe nikoqir”, tha  Muja në Politiko.

Ai tha se përjashtimi i figurave me përvojë nga proceset e rëndësishme politike mund të dërgojë mesazhe negative për elektoratin dhe vetë strukturat e partisë.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/kQc6jn_pGiA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.