Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Halil Matoshi: Vjosa Osmani 5 vjet nuk ka folur me askënd, tash po thotë “hajde folim”

Gazeta10
20 May 2026 - 21:42

Komentatori politik Halil Matoshi, në Politiko  ka kritikuar ish presidenten Vjosa Osmani lidhur me thirrjet e saj të fundit për dialog dhe komunikim publik, duke thënë se një qasje e tillë po vjen me shumë vonesë.

Sipas Matoshit, Osmani gjatë mandatit të saj ka munguar në komunikim me akterë të ndryshëm shoqërorë e politikë në vend, por edhe me qytetarët.

“Vjosa Osmani 5 vjet nuk ka folë me njeri të gjallë në këtë vend, tash platformën ‘hajde folim’. Shumë vonë, po më vjen keq prej saj se shumë vonë. Nuk ka folë me neve, i ka sha mediat, i ka sha sindikatat, i ka sha intelektualët, për Albinin ka qitë pushkë, e sot ‘hajde folim’”, deklaroi Matoshi.

Ai shtoi se presidentja është dashur të komunikojë më herët me qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit.

“Për çka, me kë? Pse s’ke folë dje me mu, pardje? Jo me mu, po me qytetarët e Republikës. Kurrë s’ka folë”, u shpreh ai.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/kQc6jn_pGiA

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.