Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basri Muja: Xhandarmëria mund të ndihmojë në veri, por fillimisht duhet të sqarohen kompetencat

Gazeta10
21 May 2026 - 23:24

Profesori i shkencave politike, Basri Muja në Adresa tha se ideja për krijimin e një xhandarmërie në Kosovë duhet të trajtohet me kujdes, pasi funksioni dhe kompetencat e saj varen nga modeli që do të ndërtohej.

Sipas Mujës, xhandarmëritë në vende të ndryshme kanë role dhe kompetenca të ndryshme, duke filluar nga forca me kompetenca të gjera operative deri te struktura me rol më të kufizuar.

“Sa i përket xhandarmërisë, ky është një emër që varet shumë prej përmbajtjes. Xhandarmëritë në vende të ndryshme kanë funksione të ndryshme, diku janë më të fuqishme e diku më pak dhe kanë kompetenca të ndryshme”, deklaroi Muja.

Ai vlerësoi se për shkak të situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe kufizimeve operative që ka Forca e Sigurisë së Kosovës në atë pjesë, një strukturë e tillë do të mund të kishte rol të rëndësishëm në sistemin e sigurisë.

“Për shkak të situatës në vend dhe situatës në veri, xhandarmëria si një forcë që do të operonte ndërmjet Policia e Kosovës dhe FSK-së, për shkak të kufizimeve që FSK i ka në pjesën veriore, mendoj se do të kishte qenë e mirë”, u shpreh ai.

Megjithatë, profesori i shkencave politike theksoi se para krijimit të një force të tillë duhet të sqarohen qartë çështjet që lidhen me koordinimin institucional dhe ndarjen e kompetencave.

“Problemet që u përmendën, si çështja e koordinimit, përzierjes së kompetencave dhe të tjera, mendoj se duhet të sqarohen”, deklaroi Muja.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/pXMiDuvMaF8

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.