
Në një video të postuar në Instagram, ajo tregoi emocionin pas marrjes së rezultateve të kontrollit me rezonancë magnetike: “Rezultatet kanë dalë dhe unë jam pa kancer!”, duke shtuar se kishte qarë me dënesë për orë të tëra para se të ndiente lehtësim.
Jessie J zbuloi diagnozën në qershor të vitit të kaluar dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe trajtimeve të mëtejshme. Ajo vendosi ta bënte publike për të ndihmuar të tjerët dhe për të treguar solidaritet. Këngëtarja, e cila lindi një djalë në 2023, tha se përvoja i kishte dhënë një “perspektivë të jashtëzakonshme” dhe e rëndësishme ishte përpunimi i saj emocional.
Gjithashtu, ajo ka përballur më parë sfida shëndetësore, përfshirë probleme me zemrën, goditje në tru si adoleshente, humbje të përkohshme dëgjimi dhe diagnoza ADHD dhe OCD në 2024.