Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Ju lutemi jepjani një shans” – Osmani: Kam kërkuar me ngulm nga SHBA që ta takojnë Kurtin

Gazeta10
22 May 2026 - 21:32

Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj kritikave për vizitat dhe deklaratat e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke mohuar se ka sulmuar kryeministrin Albin Kurti në arenën ndërkombëtare.

Osmani tha se përkundrazi ka mbrojtur çdo veprim të institucioneve të Kosovës dhe ka kërkuar vazhdimisht mbështetje për Kurtin nga zyrtarët amerikanë.

“Është për keqardhje me thënë se unë kam shkuar në Amerikë për ta sulmuar Kurtin, këto gjëra pas shpine i bëjnë ata, në tituj pretendojnë kinse i kam sulmuar ndërkombëtarisht dhe ka ndodh komplet e kundërta, çdo veprim është mbrojtur, çdo veprim është arsyetuar, kam kërkuar me ngul nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta takojnë kryeministrin Kurti, ju lutem t’ia jepni një shancë i kam thënë sa herë që ata kanë qenë ta pakënaqur me të”, tha ajo në Kanal10.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.