Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetari Kushtrim Sadiku pse e kishte “braktisur” LDK-në.
Osmani ka mohuar se e ka braktisur ndonjëherë partinë, duke thënë se largimi i saj ka qenë pasojë e një vendimi të lidershipit të atëhershëm dhe jo zgjedhje personale.
Ajo shtoi se dallimet me udhëheqjen e asaj kohe ishin të mëdha, ndërsa lidershipi aktual, sipas saj, nuk ka qenë pro përjashtimit të saj.
“Unë nuk e kam braktisur kurrë LDK-në, kjo nuk ka të bëjë me zgjedhjen time si presidente, kjo situatë ka ndodhur më përpara, ka qenë një vendim i Këshillit të Përgjithshëm në atë kohë për përjashtimin tim, dhe ka qenë një moment i dallimeve të mëdha që e kam pasur unë me lidershipin të atëhershëm ndërsa lidershipi i sotëm ka qenë kundër përjashtimit tim nga LDK-ja ndërsa bashkimi im tani me LDK-në ka qenë vazhdimësi nga aty ku e kemi lënë në vitin 2020 një rrugë e cila padrejtësisht na ishte ndalë në gjysmë sepse lidershipi i atëhershëm nuk e donte këtë reformë”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10