
Kandidatja për presidente nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për mundësinë e zgjedhjes së saj në postin e presidentes dhe për hapat e ardhshëm politikë nëse nuk e merr këtë pozitë.
Në një intervistë për Kanal10, Osmani tha se pas zgjedhjeve duhet të zgjidhet menjëherë presidenti për të shmangur bllokadat politike dhe për të siguruar funksionimin normal të institucioneve.
Ajo shtoi se nëse nuk zgjidhet në këtë post, do të vazhdojë angazhimin e saj si deputete.
“Ne jemi të bindur që Republika e Kosovës duhet të ketë stabilitet, duhet t’i ndërprejë krizat e njëpasnjëshme të cilat nuk janë në interes të qytetarëve dhe kjo mund të arrihet nëse menjëherë pas zgjedhjeve cështja e parë që e zgjidhim menjëherë pas konsitutimit të Kuvendit është zgjedhja e presidentit, por natyrshëm nëse qytetarët e Kosovës nuk më dëshirojnë në një pozicion të tillë, unë mjaftohem me poziten e deputetes, nuk ka asnjë problem dhe do t’i shtyjë interesat e qytetarëve nga ai pozicion”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10