
Kandidatja e PDK-së për deputete, Ganimete Musliu në emisionin “Politiko” i është drejtuar me fjalët “mbylle gojën” Arbresha Kryeziut të VV-së pasi kjo i ndërhyu derisa po fliste në një debat.
Musliu iu drejtuar në atë mënyrë derisa ishte duke folur për qeverisjen e VV-së, raporton Gazeta10.
“Këta nuk e meritojnë me qeverisë, vet fakti që kjo ma problem e ka funksionimin e PDK-së se mirëqenien e qytetarëve, tregon shumë”.
Më pas, kandidatja për deputete nga VV-ja Arbresha Kryeziu në Kanal10 tha “jo nuk e kam problem…”.
Derisa Gabimete Musliu e PDK-së iu drejtua me fjalën “mbylle gojën” dhe i kërkoi të mos ndërhyjë derisa ajo ishte duke folur.
“Të lutem mos ndërhyj, mbylle gojën derisa te kryj une. Nëse është me ndërhy, ndërhy. Kthemi minutat. Ti e meriton me të thënë mbylle gojën se ke ardhë këtu me mashtru e me gënjy, prandaj e meriton”.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10