
Daut Haradinaj ka deklaruar në emisionin “Politiko” se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pret rezultat pozitiv në zgjedhjet e ardhshme dhe sipas tij mund të jetë befasi më 7 qershor.
Haradinaj tha se partia ka figura të fuqishme politike dhe kandidatë të votuar, duke përmendur edhe emra që sipas tij kanë qenë ndër më të votuarit në nivel vendi.
Ai u bëri thirrje strukturave dhe mbështetësve të AAK-së që të angazhohen maksimalisht gjatë fushatës zgjedhore.
“I lus publikisht që të jenë seriozë dhe të angazhohen maksimalisht. Përgjigjja më e mirë në demokraci jepet përmes votës”, deklaroi Haradinaj.
Sipas tij, Aleanca do të ketë rezultat të mirë dhe mund të jetë një nga surprizat e zgjedhjeve.
“Jam shumë i bindur që do të jemi befasi më 7 qershor”, u shpreh ai.
Lajmin e plotë mund ta gjeni në video.