
Në emisionin “Politiko”, Besnik Tahiri ka kritikuar mënyrën e shpërndarjes së ndihmave financiare nga Qeveria, duke thënë se mungojnë kriteret e qarta dhe drejtësia sociale.
Tahiri deklaroi se edhe fëmijët e tij kanë përfituar nga 100 euro ndihmë, ndonëse, sipas tij, familja e tij nuk ka nevojë për atë mbështetje financiare.
“Gruan e kam në punë, vet jam në punë, babën në pension. Pse m’i ke qitë paret? Mbi çfarë kriteri?”, u shpreh ai.
Ai theksoi se nuk është kundër që ndihmat t’u jepen familjeve në nevojë apo kategorive të caktuara, por shtoi se problemi qëndron te mekanizmi i shpërndarjes.
Sipas Tahirit, demokracia po dëmtohet nga vendime të tilla dhe institucionet duhet të mbrojnë drejtësinë dhe barazinë.
“Kjo Kosovë nuk i nënshtrohet kurrë një individi”, deklaroi Tahiri.