Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Daut Haradinaj: “Luftën dhe angazhimin tim për luftën s’ka me e harru Serbia”

Gazeta10
26 May 2026 - 23:08

Daut Haradinaj, në emisionin “Politiko”, ka deklaruar se lufta nuk duhet të përdoret si temë për debate politike dhe elektorale në Kosovë.

Ai tha se lufta ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe se nuk ka nevojë që ajo të rikthehet vazhdimisht në diskursin politik. Sipas Haradinajt, fokusi duhet të jetë te problemet dhe nevojat e qytetarëve.

“Luftën dhe angazhimin tim për luftën s’ka me e harru Serbia”, u shpreh Haradinaj, duke shtuar se kontributi për liri nuk mund të zbehet apo të harrohet.

Ai kritikoi partitë politike që, sipas tij, vazhdojnë ta përdorin luftën si temë publike dhe elektorale, duke thënë se kjo ndodh kur mungojnë projektet dhe rezultatet konkrete për qytetarët.

Haradinaj theksoi gjithashtu se çdo dyshim për shkelje ligjore duhet të trajtohet nga organet kompetente, si prokuroria dhe policia, e jo të shfrytëzohet për fushata politike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.