
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Përparim Gruda, i ftuar sonte në emisionin “Politiko”, deklaroi se gara zgjedhore e 7 qershorit po zhvillohet në kushte të pabarabarta.
Ai tha se Partia Demokratike e Kosovës, që nga themelimi i saj, ka hyrë në çdo proces zgjedhor me synimin për të fituar zgjedhjet dhe për të marrë përgjegjësinë e qeverisjes.
“Gara zgjedhore po zhvillohet në kushte të pabarabarta. PDK-ja, prej kur është themeluar, garon për të fituar zgjedhje. Ne gjithmonë e kemi pasur atë ambicie dhe mendojmë se është e mundur të ndërrohet pushteti më 7 qershor”, deklaroi Gruda.