
Kandidati për deputet nga PDK-ja, Përparim Gruda, gjatë fjalës së tij në emisionin “Politiko”, kritikoi gjendjen aktuale në vend, duke thënë se Kosova po përballet me mungesë të zhvillimit ekonomik dhe probleme serioze në arsim e mirëqenie sociale.
Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk meritojnë të jetojnë në kushte të vështira ekonomike dhe me standard të ulët jetese.
“Kosova ka nevojë mos me qenë e fundit pas Moldavisë për zhvillim ekonomik, mos me pas arsimin ma të dobët në Evropë sipas testit PISA, mos me pas paga me muaj të tërë dhe mos me u përballë me inflacion të lartë. Këto nuk i meriton qytetari i Kosovës”, deklaroi Gruda.
Ai kritikoi edhe qeverisjen aktuale, duke thënë se gjatë gjashtë viteve janë menaxhuar rreth 20 miliardë euro, më shumë se nga të gjitha qeveritë paraprake së bashku, por sipas tij pa rezultate konkrete në zhvillimin e vendit.
“Kjo qeveri ka menaxhuar për gjashtë vjet rreth 20 miliardë euro, që i bie më shumë se krejt qeveritë paraprake, dhe nuk kemi parë zhvillim”, u shpreh ai.