
Anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, i ftuar sonte në emision në Kanal10 së bashku me Përparim Grudën, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe qeverisjen e saj, veçanërisht në fushën e drejtësisë dhe veprimeve institucionale.
Ai tha se, sipas tij, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për çështje të rëndësishme të së kaluarës dhe identitetit shtetëror.
“A ka pasë ndonjë hap apo veprim të VV-së prej vitit 2020 e këtej për me arsyetu gjakun e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit? A ka pasë veprime me ndryshu flamurin e Kosovës? A ka pasë veprim të vetëm me e prek tekstin e himnit të Kosovës?”, deklaroi Mustafa.