Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Reagimi për ndarjen e fondit për diasporen, Korqa Grudes: Po e fyeni mërgaten kinse me to Qeveria po ia blen votën

Gazeta10
27 May 2026 - 21:24

Në emisionin  Politiko u zhvilua debat mes kandidatit të PDK-së Perparim Gruda dhe panelistit Burim Korça, lidhur me shtesat e fundit të qeverisë dhe vendimin për ndarjen e 2 milionë eurove për diasporën.

 

Gruda e cilësoi ndarjen e mjeteve si pjesë të një strategjie të mundshme fushate, duke ngritur dyshime për kohën dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre.

Ndërkohë që Korça e kundërshtoi këtë interpretim.

“Z. Gruda, po flasim me fakte. Nuk e mbroj asnjë parti, por qytetari i Kosovës po thotë kur na i kanë marrë nga 100 euro prej qeverisë së Kosovës. Po të tregoj që kjo është fyerje edhe për mërgatën, sepse po i bie që mërgatës po ia blen qeveria votat”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.