Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kushtrim Sadiku – Arben Vitisë: Qysh i garantoni qytetarët që nuk ka më zgjedhje?

Gazeta10
29 May 2026 - 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në emisionin “Politiko” ka folur lidhur me zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe procesin e formimit të institucioneve.

Në një intervistë për Kanal10, Vitia iu përgjigj pyetjes së gazetarit Kushtrim Sadiku se si mund t’u garantohet qytetarëve që vendi nuk do të shkojë sërish në zgjedhje.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar shpejt për konstituimin e institucioneve dhe fajin për vonesat i’a atribuoi opozitës.

“Atë që është në dorën tonë, ne i kemi bërë të gjitha, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit në afat record u konstitua Kuvendi i Kosovës legjislatura e X-të, në afat rekord u formua Qeveria, dhe ajo çka ishte në dorën tonë u bë shumë shpejt pa humbur kohë sepse mjaftueshëm kihim humbbur kohë gjatë vitit 2025 që blloku opozitar me kryeneqësi refuzonte të pranonte një të drejtë kushtetuese që e kishte Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjen e kryeparlamentarit, i njëjti rast ka ndodhur edhe në rastin e presidentit ku ne e propozuam për president një përson shumë të pranuar edhe nga qytetarët por edhe nga opozita por prapë kjo nuk u bë, nuk ishim ne fajtorët që shkuam në zgjedhje ”, tha Vitia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.