Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasen Kurti – Rama: Unë që po bëj oferta, arrogant?

Gazeta10
31 May 2026 - 22:15

Një debat ashpër është zhvilluar mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe komentatorit politik Fidan Rama, lidhur me përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje politike me partitë opozitare dhe shmangien e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në emisionin “Politiko” në Kanal10, gjatë diskutimit, Rama e kritikoi Kurtin për dështimin e arritjes së një konsensusi me opozitën, duke lënë të kuptohet se qasja e tij ka ndikuar në bllokadën politike.

Megjithatë, kryeministri nuk u pajtua me këtë vlerësim, duke kundërshtuar ashpër pretendimet se ka treguar arrogancë në procesin e negociatave. Kurti tha se ka bërë oferta konkrete për të gjetur zgjidhje dhe se, sipas tij, sjellja arrogante ka ardhur nga ana e opozitës.

“Arrogancë quajmë kur një parti politike e cila e ka 1/3 e mazhorancës tënde , ne 66, ndërkaq PDK 22 dhe thotë eja të bëjmë marrëveshje politike, unë ti jap dy emra që ua siguron nënshkrimet dhe në fund ua garanton që e voton njërin prej tyre, ndërkaq emrat nuk po t’i dërgojë, ky është definicioni i arrogancës”. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.