
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në rrjetet sociale menjëherë pas pjesëmarrjes në debatin televiziv “Politiko” në Kanal 10.
Përmes një postimi, Kurti ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që, sipas tij, “nuk ndalet kurrë”, ndërsa është shprehur i nderuar me shikueshmërinë rekord të emisionit.
“Të dashur qytetarë, ju faleminderit për mbështetjen tuaj që nuk ndalet kurrë. Jam i nderuar me shikueshmërinë rekord sonte. Më 7 qershor, le ta bëjmë fitoren e re me rekord të ri, për një shtet për krejt”, ka shkruar Kurti.
Postimi i tij erdhi menjëherë pas debatit në emisionin “Politiko”, ku ai trajtoi çështje politike dhe zhvillimet aktuale në vend.
