
Analisti politik Basri Muja ka komentuar debatin e shumëpërfolur të kryeministrit Albin Kurti në Kanal 10, duke vlerësuar se emisioni ofroi një ballafaqim të fortë dhe se panelistët e sfiduan maksimalisht.
Muja tha se gazetari Fidan Rama kishte një rol të dyfishtë gjatë mbrëmjes, si debatues dhe njëkohësisht si nikoqir i televizionit.
“Mbrëmë edhe z. Rama pati dy ‘barra’, nëse mund t’i them. Në njërën anë ka qenë si debatues e në anën tjetër si nikoqir dhe mendoj që i ka disa përgjegjësi pak më shumë.”
“Nuk është një ngjarje që ndodh përditë dhe pse ka zgjedhur z. Kurti këtë studio, që është studio e debateve të nxehta. Ne debatojmë, nganjëherë ngritet zëri, por ai ka ardhur sepse ka përmbajtje.”
Muja shtoi se nuk beson që kryeministri shmang studio të tjera për shkak të pyetjeve sfiduese të gazetarëve.
“Nuk besoj se Kurti e ka problem me shku në studio tjera për shkak të sfidimit që ia bëjnë ata gazetarë. Mendoj që është më shumë injorim me qëllim dhe që i ka arsyet e veta.”