
Sonte në emisionin POLITIKO me Kushtrim Sadikun në Kanal 10 po debatohet për “Vrullin e fushatës para 7 qershorit”, ku panelistët në studion po japin vlerësimet e tyre rreth hapave të fundit se si po shoqërohet fushata, e cila pritet të përmbyllet këtë të diele me mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
E duke analizuar dënimin që i është shqiptuar Vetëvendosjes për skandalin me vajzën e vogël në tubimin e Vushtrrisë, analisti Halil Matoshi tha se nuk është mirë që dënohet, por faji iu mbetet edhe prindërve, ngase nuk duhet me ia miratu gjuhën e urrejtjes fëmijeve të tyre.
“Edhe prindërit janë fajtorë për fëmijët e tyre por problemi është se kemi të bëjmë më pushtet, dhe se pushteti në vend që me dërgu në shtëpi i duartroket”, tha Matoshi.
Por më vlerësimin e tij nuk pajtohet shumë analisti tjetër Burim Korça, i cili thotë se megjithatë organizatori duhet të ndërhynte.
Për më shumë shikone videon e plotë./Gazeta10