
Sunny Hill Festival ka zyrtarizuar sot emrin që do ta udhëheqë skenën më të madhe të festivalit në këtë edicion. Fituesja e çmimeve të panumërta, ikona e muzikës pop dhe një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave, Katy Perry, është konfirmuar zyrtarisht si headliner i Sunny Hill Festival 2026.
Lajmi i bërë publik përmes një video–thirrje ekskluzive në faqen zyrtare të festivalit, shënon një moment kthese jo vetëm për industrinë e argëtimit në Evropën Juglindore, por edhe për pozicionimin ndërkombëtar të Kosovës si një destinacion i fuqishëm i muzikës dhe turizmit kulturor.
Kush është Katy Perry? Katy Perry nuk është thjesht një emër i njohur – ajo është një fenomen global që ka formësuar kulturën pop të dy dekadave të fundit. Me një ushtri prej mbi 200 milionë ndjekësish në profilet e saj sociale, ndikimi i saj shtrihet në çdo anë të botës.
Katy Perry është anëtare elitare e “Billions Club” në Spotify, me hite të panumërta globale si “Roar”, “Firework”, “Dark Horse” dhe “Teenage Dream”. Katy Perry është ndër artistet më të suksesshme të shekullit, me shumë hite që kanë me miliarda dëgjime dhe një audiencë që shtrihet në të gjitha kontinentet. Prania e saj në Prishtinë sjell një audiencë dhe vëmendje mediatike që matet me përmasa globale.
Ndikimi në imazhin dhe ekonominë e Kosovës
Ardhja e Katy Perry në Sunny Hill Festival është një tjetër dëshmi e rritjes së festivalit si një platformë që sjell në Kosovë emrat më të mëdhenj të industrisë globale të muzikës dhe e vendos vendin në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Evropën Juglindore. Për çdo edicion, ndikimi direkt i Sunny Hill Festival në ekonominë vendore vlerësohet që arrin mbi 20 milionë euro, ndërsa mbulueshmëria globale që sjell festivali për Kosovën, vlerësohet në shifra që tejkalojnë qindra miliona dollarë në vit.
Një edicion i jashtëzakonshëm: Line-up i 2026
Katy Perry i bashkohet një liste të jashtëzakonshme artistësh që do të performojnë në këtë edicion, i cili premton të jetë më i madhi i realizuar ndonjëherë.
Krahas superyllit amerikan, skenën e Sunny Hill Festival këtë vit do ta pasurojnë edhe emrat e tjerë të mëdhenj të industrisë botërore, përfshirë dyshen e Keinemusik (Adam Port dhe Rampa), Pawsa, Seth Troxler, Carlita, Manifest dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj që pritet të shtohen në ditët në vijim, duke siguruar një miks perfekt mes emrave më të mëdhenj ndërkombëtarë dhe talenteve më të mirë vendorë e rajonalë.
Me konfirmimin e Katy Perry dhe një line-up që vazhdon të zgjerohet me emra të mëdhenj ndërkombëtarë, Sunny Hill Festival 2026 po bëhet edicioni më i madh në historinë e festivalit. Mijëra fansa nga Kosova, rajoni dhe e gjithë Evropa e Amerika pritet të mblidhen në Prishtinë për një fundjavë unike muzike, energjie dhe eksperience të paharrueshme.
Biletat tashmë janë në shitje dhe interesimi është jashtëzakonisht i lartë. Biletat mund t’i merrni këtu: