Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Simiq kërcënon: Vendosja e gjobës së parë do të jetë arsyeja e një reagimi të ashpër ndaj planit të Kurtit

Gazeta10
31 October 2022 - 12:31

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se është e qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave nga serbët, me të cilin ai thotë se “dëshiron që ta cenojë paqen”, transmeton Gazeta10.

Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, Simiq nuk harroi diskursin e trashëguar të Vuçiqit, duke thënë se “serbët nuk do ta lejojnë shtypjen”.

Siç thotë ai, nuk ka asnjë serb që është i gatshëm t’i ndërrojë targat e lëshuara nga Serbia.

“Në këtë kuptim, reagimi dhe përgjigja është shumë e qartë. Vendosja e gjobës së parë do të jetë arsyeja e një reagimi të ashpër ndaj planit të Kurtit për heqjen e të drejtës së serbëve, konfiskimin e pronës së tyre dhe mohimin e të drejtës për lirinë e lëvizjes”, tha Simiq për TV Pink./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.