
Kandidati për kryeministër i Aleancës, Ardian Gjini, i ftuar sonte në emisionin Politiko, ku u përball me panelin e analistëve, foli mes tjerash edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme në parti, nga i cili u zgjodh kryetar.
Gjini tha se Aleanca ka përmbyllur me sukses zgjedhjet e brendshme në të gjitha strukturat e saj, pak para datës së zgjedhjeve.
“Ne i kemi vazhduar zgjedhjet e brendshme në të gjitha strukturat tona dhe i kemi përfunduar dy javë para datës së zgjedhjeve, më 24 maj. Ka qenë një ngarkesë e madhe, por besojmë se në të njëjtën kohë ka shërbyer edhe si motivim për elektoratin tonë”, tha Gjini në Politiko.