Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjini: Projekti “Kosova C” do ta kishte bërë Kosovën superfuqi energjetike në rajon

Gazeta10
04 June 2026 - 21:08

Kandidati për kryeministër i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se projekti i termocentralit “Kosova C” u pengua qëllimisht në periudhën kur Kosova ishte afër finalizimit të tij.

Duke folur në Politiko, Gjini tha se gjatë viteve 2006-2007 u aktivizuan mekanizma të ndryshëm kundër projektit, me qëllim ndalimin e ndërtimit të termocentralit.

“Në vitin 2006-2007, kur Kosova ka qenë tepër afër me finalizu projektin Kosova C, janë lëshu në Kosovë të gjithë mekanizmat anti-projekt për me ndal ndërtimin e atij projekti, i cili e kish shndërru Kosovën përfundimisht në superfuqi energjetike në rajon”, tha ai.

Gjini rrëfeu edhe një përvojë personale nga koha kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit. Sipas tij, persona të caktuar kishin shkuar në zyrën e tij për t’i kërkuar që të mos e pranonte ndërtimin e termocentralit.

Ai theksoi se, pavarësisht këtyre kërkesave, qëndrimi i tij ka qenë në favor të realizimit të projektit, duke e konsideruar atë si një investim strategjik për të ardhmen energjetike të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.