
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini në “Politiko” ka theksuar se një ndër prioritetet kryesore të tij do të jetë mbështetja e të rinjve dhe nxitja e iniciativës individuale në Kosovë.
“Synimi jonë është me i nxitë iniciativën individuale që një i ri nëse e ka iniciativë me e mbështet, e di që nuk mundem me mbërri të gjithë por dikush pa arritë nuk ka shanca, sepse një i ri që shteti ia ka mbështet start up ka arritë nga zero me u bë njeri shumë i pasur, prandaj ky është shteti që unë dua me ndërtu që të rinjtë me pas shumë ma shumë mundësi”, tha ai.
Gjini shtoi se përmes politikave të reja synon të krijojë një ambient më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve të reja, duke i dhënë të rinjve më shumë mundësi për sukses dhe zhvillim ekonomik në vend.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10