Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gjini pranon kritikat e Matoshit: Nuk shkoi gjithçka mirë në opozitëbërje

Gazeta10
04 June 2026 - 21:30

Kandidati për kryeministër i Aleancës, Ardian Gjini, ka pranuar se opozita nuk ka qenë aq efektive në rolin e saj gjatë mandateve të kaluara.

Gjatë debatit në emisionin Politiko, ku po përballet me analistë politikë, Gjini iu përgjigj komenteve të analistit Halil Matoshi, i cili vlerësoi se opozita nuk ka bërë punën e duhur në vitet e fundit. Matoshi theksoi se Gjini është ndër të paktët politikanë opozitarë që e pranon publikisht një gjë të tillë.

Duke folur për situatën politike në vend dhe raportin e opozitës me elektoratin, Gjini tha se ekzistojnë disa mënyra për ta interpretuar realitetin politik, por sipas tij nuk mund të fajësohen qytetarët për rezultatet zgjedhore.

“Një opsion është me thanë që na kemi qenë perfekt, po populli s’po merr vesh, e kjo është gabim. Nuk duhet me thanë se populli është tu gabu. Përgjigjja e dytë është me thanë që qeverisja ka qenë e mirë, e qeverisja është katastrofale”, deklaroi Gjini.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.