
Komentatori politik Halil Matoshi ka prezantuar listën e tij të preferuar prej dhjetë emrash që, sipas tij, duhet të jenë pjesë e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Unë mendojë që në top 10-shen e Vetëvendosjes duhet të jetë, miku im Albin Kurti, i dyti duhet të jetë Hajrullah Çeku, deputeti i tretë i cili duhet të jetë në Kuvend është Arben Vitia, i katërti duhet të jetë Ejup Maqedonci, i pesti duhet të jetë Blerim Gashi, i gjashti duhet të hyjë në Kuvend Ardian Golaj, i shtati Arben Rexhaj, i teti duhet të jetë Mefail Bajqinovci, i nënti Vigan Qorolli, dhe i dhjeti deputet që duhet të jetë në Kuvend nga Vetëvendosja është Nazmi Hoxha”, tha Matoshi.
Kjo listë, sipas tij, përfaqëson një kombinim të figurave me përvojë dhe emrave të njohur brenda subjektit politik, që ai i sheh si më të përshtatshmit për përfaqësim parlamentar.