
Njohësi i zhvillimeve politike, Burim Korqa në emisionin “Politiko” , ka paraqitur listën e tij prej dhjetë emrash që, sipas tij, duhet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja.
“Unë mendojë se në 10-shen e PDK-së sipas meje duhet të hyjë në Kuvend Besa Kabashi Ramaj, i dyti duhet të jetë Arben Mustafa, e treta Sala Jashari, i katërti Enver Hoxhaj, e pesta Ganimete Musliu, i gjashti Xhavit Haliti, i shtati Mergim Lushtaku, i teti Ilmi Reçica, e nënta Ariana Musliu Shoshi, dhe e fundit që duhet të jetë pjesë e Kuvendit nga PDK-ja është Jona Hoxhaj”, tha Korqa.
Sipas tij, kjo përbërje përfshin figura me përvojë politike dhe përfaqësues që mund të kontribuojnë në forcimin e rolit të PDK-së në Kuvend.