Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Florin Krasniqi flet për qëllimin e PSD-së: Neve na duhet një parlament i fortë

Gazeta10
06 June 2026 - 19:47

Kandidati për deputet nga PSD, Florin Krasniqi, ka kritikuar gjendjen e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ai ka degraduar dhe duhet urgjentisht të forcohet.

Në një deklaratë për Kanal10, ai theksoi se Kosova, si shtet i ri me sfida ndërkombëtare dhe jashtë organizatave si Kombeve të Bashkuara dhe NATO, ka nevojë për një parlament shumë më të fuqishëm.

“Qëllimi ynë kryesor është për ngritjen e parlamentit, sepse parlamenti ka degradu shumë. Ne jemi republikë e re me shumë konteste ndërkombëtare, nuk jemi pjesë e Kombeve të Bashkuara, nuk jemi pjesë e NATO-s dhe në shumë institucione ndërkombëtare nuk marrim pjesë. Na duhet një parlament shumë i fortë, na duhet me zgjedh parlamentin më të mirë të mundshëm se duhet me i bë ballë këtyre kundërshtimeve, sepse me këtë parlament që e kemi jemi duke e rreziku republikën tonë”, tha Krasniqi.

Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.