
Kandidati për deputet nga PSD-ja, Florin Krasniqi, ka krahasuar Lëvizjen Vetëvendosje me “Coca-Cola”, duke thënë se synon dominim dhe eliminim të konkurrencës.
“Takimin e parë kur e kemi pasur me Albin Kurtin e ka sqaru një gjë shumë interesante… na duhet me kriju një brand si Coca-Cola. Edhe VV-ja e ka këtë mendësi, nuk i lufton kundërshtarët por i blen, i afron dhe nëse dikush nuk është i shitshëm ajo e çrrënjos”, ka deklaruar Krasniqi.
Sipas tij, PSD-ja synon një qasje tjetër.
“Ne duam të qëndrojmë si Pepsi – kundër monopolizimit në politikë”, përfundoi ai.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10